Future Focus

Rreth nesh

FUTURE FOCUS 1
Rreth nesh

Prej 10 vitesh në shërbim të dijes!

Future Focus Education u themelua nga bindja se arsimi ndryshon jetët e njerëzve dhe, si rezultat, një vend të tërë.

Si lindi kjo ide?

Ishte në përfundim të studimeve të saj të para në Ekonomi kur drejtoreshës sjonë, Laureta Mukaj, ju ofrua për një punë si mësuese e gjuhës angleze, falë aftësive të saj të shkëlqyera në këtë gjuhë.
Mjaftoi një përvojë e shkurtër në mësimdhënien e anglishtes për të kuptuar se ishte një nga gjërat në të cilat ajo ishte tepër e aftë.

Expertise
100%
Courses
90%

Në vitin 2014, ideja për Future Focus Education mori jetë. Ndikuar thellësisht ne suksesin që pati me studentët, ajo nisi diskutime me mësues të gjuhëve gjermane dhe italiane. Lajmi u përhap shpejt. Studentët, të entuziazmuar nga mundësia për të mësuar një gjuhë në një mënyrë ndryshe për kohën, u bënë marketingu më i mirë i shkollës.

Një nga pikat tona të forta ka qenë marrëdhënia e ngushtë që ndërtojmë me studentët tanë.
Ne dëgjojmë nevojat dhe ambiciet e tyre për t’u ofruar mënyrën më të përshtatshme të mësimdhënies.

Deri në vitin 2017, kurrikula jonë u pasurua me frëngjisht, turqisht, lëndë shkollore dhe universitare.
Stafi ynë i mrekullueshëm ka punuar gjithmonë për të arritur qëllimin e tij duke pasur parasysh ndikimin e jashtëzakonshëm që arsimi ka në jetën e studentëve.

Një nga detyrat për të cilat jemi shumë të përkushtuar është të folurit. Mësuesit tanë entuziastë përpiqen të njohin mirë studentët e tyre për t’u prezantuar atyre tema frymëzuese dhe motivuese.

Shkolla zgjeroi aktivitetin e saj deri në vitin 2020, kur u perhap papritur: Covid-19. Megjithatë, shkolla jonë ishte e para që vazhdoi menjëherë mësimet online më 10 mars, një ditë pas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë.

Gjatë mësimdhënies online, u mahnitëm nga përkushtimi i studentëve tanë dhe angazhimi i stafit për të vazhduar procesin e mësimdhënies dhe të të nxënit me të njëjtën cilësi dhe dedikim.

Covid-19 solli një risi për shkollën tonë, pasi hapi një derë të re për ata që dëshironin të studionin nga kudo që ndodheshin. Që atëherë, kemi pasur një numër të konsiderueshëm studentësh nga vende të ndryshme të botës që mësojnë gjuhën e tyre të preferuar online.
Falë kësaj inovacioni, ishim të lumtur të shtonim në repertorin tonë gjuhë të tjera si holandishtja, norvegjishtja dhe suedishtja.

Një tjetër arritje për shkollën tonë ishte në maj të vitit 2022, kur u akredituam nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë si një Agjenci Trajnimi për të trajnuar mësuesit që mësojnë studentë para universitetit.
Këta mësues trajnohen për tema të ndryshme që u japin njohuri për krijimin e një mjedisi të barabartë shoqëror në klasë, mësimdhënie sipas rregullave etike, integrimin e teknologjisë në procesin e mësimdhënies dhe të nxënies dhe për të ndihmuar studentët në reduktimin e efekteve që pandemia ka pasur mbi ta, etj.

Me zgjerimin që kemi patur deri më tani dhe mënyrën si kemi përballuar sfidat jemi të entuziazmuar për të ardhmen tonë. Jemi krenarë që punojmë në vijën e parë të ndryshimeve, në sektorin e arsimit.

Rezervoni një takim fizik ose telefonatë me një këshilltar.

sqAlbanian